About

Komuniteti Siguria Kibernetike dhe Privatësia (CSP)  përmes Projektit “Factchecking-ks”

Synon luftimin e  lajmeve te rrejshme duke ber identifikimin, analizimin dhe verifikime e fakteve dhe burimeve.

Pothuajse të gjitha mediat (TV, Radio, Portalet) synojnë plasimin e lajmeve ne rrjetet sociale, ne veçanti ne rrjetin social Facebook dhe YouTube.

Bashkëpunimi me rrjetet sociale Facebook dhe Google (YouTube)  dhe me rrjetet tjera sociale është objektiv i domosdoshëm ne luftimin e lajmeve te rrejshme.

Mungesa e një bashkëpunimi të duhur , dhe reagimi jo adekuat ndaj shpërndarjes horizontale te lajmeve te rrejshme ne nivelin horizontal , me rastin e shpërndarjes se teorive  konspirative për 5G ka shkaktuar një vale te shkatërrimeve të antenave 5G anembanë botes. 

Projektit “Factchecking-ks” synon:

  • Ndërgjegjësimin i lexuesve për identifikimin e lajmeve të rrejshme – është një domosdoshmëri e edukimit te lexuesve qe sa me pak te kemi “viktima” te lajmeve te rrejshme, kryesisht të lajmeve të shpërndara në mënyrë horizontale
  • Ndërgjegjësimin e shfrytëzuesve te rrjeteve sociale për raportimin e lajmeve te rrejshme – rrjetet socilae kanë mundësuar ne  pak hapa-klika te behet raportimi i lajmeve te rrejshme. Kjo do mundësoj qe lajmet e rrejshme te identifikohen dhe largohen nga rrjetet sociale.
  • Ndërgjegjësimin i lexuesve për raportimi i lajmeve “të dyshimta” për verifikim te CSP – monitorimi i hapësirës digjitale është mision i pamundur. Janë mbi 300 portale vetëm ne Kosove. Gjersa hapësira kibernetike nuk njeh kufij, lexuesi nga Kosova lexon dhe ndikohet nga lajmet  ne gjuhen shqipe nga Kosova, Shqipëria , Maqedonia apo dhe nga vendet tjera te botes. Mundësia  qe lexuesi te verifikoj lajmet /postimet qe has ne hapësirën kibernetike sjell siguri tek lexuesi dhe ofron mundësin projektit qe identifikoj ne mase te larte lajmet e rrejshme qe qarkullojnë ne hapësirën kibernetike.
  • Identifikimi, analizimi dhe verifikimi i lajmeve  ( shiko Metodologjinë)
  • Raportimi i lajmeve te rrejshme – Ne tanimë kemi një bashkëpunim ne kohe reale me rrjetin social Facebook dhe një bashkëpunim te kënaqshëm me Google. Bashkëpunimi duhet zgjeruar dhe me rrjetet tjera sociale.
  • Factcheckin Index – bazuar ne lajmet e analizuara dhe verifikuara krijohet Factcheckin Indexi mediave.
  • Publikimi – Lajmet e analizuara publikohen ne WEB dhe rrjetet sociale.

Projektit “Factchecking-ks” synon krijimin e kapaciteteve njerëzore dhe teknike  për te mbuluar dhe verifikuar te gjitha kategoritë e lajmeve te publikuar ne gjuhen shqipe.

Krijimi i këtyre kapaciteteve kërkon mbështetje, kohe përkushtim dhe profesionalizëm.