Shfrytëzuesit e rrjetit social Facebook janë duke u ekspozuar mashtrimeve te shumta, një ndër to është edhe mashtrimi i identifikuar me titullin “Oferta e dhurimit”!
Mashtruesit tentojnë të mashtrojnë viktimën duke luajtur me elementin e “lakmisë”, dhe në ketë rast personit të duhur (viktimës) i “ofrohet” për ti dhuruar pasurinë.
Përkundër faktit se oferta të ngjashme, ka një kohe relativisht të gjatë qe e hasim në hapësirën kibernetike, ato i shohim duke qarkulluar mjaft shpesh dhe tani. Ky fakt na tregon se ky “lloj mashtrimi” është ende mjaft efektiv.
Mashtrimi Oferta e dhurimit” shohim se është sponsorizuar sot me 1 Prill 2022, në të njëjtën dit kur dhe është krijuar faqja mashtruese.
