Fotografia e Presidentit ukrainas Zelensky me dy gishta në formë të shkrojnës V mbi koken e Presidentit rus Vlademir Putin dhe e cila është bërë virale edhe në hapësirën digjitale në Kosovë është fotografi montazh.

Është e vërtetë se në fotografi është Presidenti ukrainas Zelensky së bashku me Presidentin francezë Macron. Ku Zelensky në fakt pozoi me një shenjë “V” me presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysee në Paris me datën 09 dhjetor 2019. Por është photoshop figura e Presidentit rus Vlademir Putin.

Alamy

Në një samit të përbashkët i quajtur Samiti i katërt i Normandisë (ang. Normandy Four summit) i mbajtur në vitin 2019 në Francë nga Presidenti Macron, ish-Kancelarja e Gjermanisë Merkel, Presidenti rus Vladerim Putin dhe Presidentin ukrainas Zelensky.

Imazhi tjetër i përdorur në krijimin e meme virale është marrë në të njëjtin Samit, në të cilin presidenti rus Vladmir Putin shihet në një fotografi me presidentin francez Macron. Të dy liderët shihen duke tundur duart në shenjë gjeste.

Alamy
Fact Crescendo

Burimi: Alamy, Fact Crescendo, Ukraine Crisis

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *