Lajmi: “Afërsia e policit të arrestuar për ryshfet me Hajdar Beqen e PDK-së” i publikuar nga Insajderi është lajm i rremë.
Sot gjatë ditës deputeti nga radhet e Partisë Demokratike të Kosovë, Hajdar Beqa, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka reaguar duke e mohuar atë se çka ky lajm pretendon si i vërtetë.

Në fotografinë e publikuar nga portali në fjalë nuk është polici Benon Këpuska i cili është arrestuar në rastin PIKA por është Met Polloshka. Gjithashtu në fotografi nuk është vëllau Abaz Beqa i cili njëherit është drejtues i klubit të futsalit “Liburni” por është vëllau tjetër i deputetit Hysen Beqa.
Mediat të cilat e raportuan të njejtin lajm janë:
Burim: Hajdar Beqa (profili zyrtar Facebook), Gazeta Scanner