Postimi: Ndodh edhe kjo: Fermeri ukrainas me traktorin e tij tërheq avionin rus i publikuar nga Veriu.info është informacion i rremë.

Avioni në fotografi ‘MiF 21’ është kroat por që është mbajtur në Austri, pasi që piloti Rudolf Peresin u arratis nga JPA-ja (Yugoslav People’s Army) e atëhershme në tetor 1991. Rudolf Perešin u vra në operacionin “Flash” në vitin 1995, pasi avioni i tij u rrëzua mbi Stara Gradiška.

Ky informacion është raportuar me datën 27 Tetor 2016. Pra fotografia nuk është në Ukrainë dhe nuk është aktuale.

Avioni MiG 21 është riktheyer në Kroaci me datën 13 Maj 2019.

Lajmin e njejtë e ka publikuar në rrjetin social Facebook edhe Korrekt Press

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Burim: Informer, BalkanInsight.com

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *