Lajmi: Dardan Molliqaj: ‘Kurti Merrë Nga 55 Mijë Euro Çdo Muaj Nga Shteti I Serbis.’ i publikuar nga Lajme është informacion i rremë.

Sekretari Organizativ i PSD-së, Nol Nushi ka deklaruar për FactCheckerKS se lajmi është i rremë. “Fake news, nuk është e vërtetë që Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj të këtë deklaruar një gjë të tillë” – tha Noli.

FactCheckerKS ka demantuar me dhjetra lajme të rreme për Kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, lajme këto të cilat publikohen për nxitje të gjuhës urryese dhe prishjen e imazhit.

Gjithashtu FactCheckerKS ka potencuar me herët se cak i Fake News është Dardan Molliqaj.

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *