Në rrjetet sociale me audiencë të Kosovës ka qarkulluar një postim se një qytetar ukrainas ka shitur tankun rus në eBay por është informacion i rremë.

Fakt është se me datën 2 Mars 2022 në eBay për një kohë të shkurtër është parë postimi “për shitjen e tankut rus T72” i cili është larguar nga eBay për shkak të politikave të moslejimit të shitjes së armatimit.

eBay

Foto e tankut rus T72 daton nga viti 2010, dhe nuk është foto aktuale.

Nuk ka asnjë fakt se një tank rus T72 është vërtetë në shitje. Kjo nuk ka ndaluar shpërndarjen në rrjete sociale të “fenomenit të shitjes se tankut rus”.

Burim: eBay, Reuters

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *