Lajmi: Ambasada e Ukrainës në Shkup kërkon vullnetarë për luftë kundër Rusisë, rroga 60 mijë dollarë në muaj!, i publikuar nga Albanian News është jo plotësisht i saktë.

Është e vërtetë se Ambasada e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut i ka bërë thirrje qytetarëve të huaj që duan t’i bashkohen Legjionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes të Ukrainës për të mbrojtur paqen dhe sigurinë në botë.

Por nuk është e vërtetë se shteti i Ukrainës ka potencuar në ndonjë shumë parash që do të paguhen qytetarët e huaj që tregojnë vullnet për të shkuar në luftë.

Postimin e plotë të Ambasadës së Ukrainës në Maqedoninë e Veriut mund ta gjeni KËTU.

Burim: Embassy of Ukraine in the Republic of North Macedonia (rrjeti social Facebook).

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *