Lajmi: Pse Moj Bija E Nenes, Pse Me Shkove Ne Lule Tee Rinise, Mos Kalo Pa Thene NGUSHELLIME i publikuar nga faqja Albagraph7 në rrjetin social Facebook është lajm i rremë.

Lajmi tregon për vdekjen e një vajze të re mbasi që e goditi treni por lajmi është i rremë. Fotografia e vajzës në këtë lajm nuk është e një vajze nga Peja. Në fotografi është një vajzë nga Anglia me emrin Anita e cila në jetën virtuale njihet me emrin Sweet Anita.

Sweet Anita është një yll në ngritje në Twitch dhe një komentuese e videolojrave në Youtube. Ajo gjithashtu vuan nga sindromi Tourette.

Vajza në fjalë ka kandalin e saj në Youtube me emrin Sweet Anita.

Ndërsa fotografia e trenit është e një ngjarje të ndodhur me datën 2 Shtator 2014 në Çikatovë të Drenasit ku treni kishte goditur një vetur dhe si pasojë e këtij aksidenti ishin lënduar 3 persona dhe një grua kishte vdekur.

Burimi: ExploreCeleb, Radio Sharri

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *