Faqja me emrin “𝗛𝗮𝗹𝗶𝗹𝗹_𝗞𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁𝗶𝗶‘” në rrjetin social Facebook është faqe mashtruese që për target mashtrimi ka përdoruesit kosovar të Facebook-ut.

Faqja e cila thirret mbi emrin e Hoxhës Halil Kastrati dhe e cila mashtron me imazhet e tij ku njëherit propagandon qytetarët e Kosovës me “video live” dhe “lojë shpërblyese” janë mashtrime të montuara.

Mashtrimi është mjaftë i sofistikuar dhe njëherit mjaftë i rrezikshëm. Tek postimi në Facebook iu do ta shihni një link

dhe me pastaj do iu dërgon tek një faqe e re ku iu kërkon të i jepni të dhënat e sakta

Në fund të kësaj faqe e shihni një buton ku kërkon të regjistroheni

Dhe pasi i japim një email koti dhe një pasword na pranohen të dhënat

Kështu kalojm në hapin përfundimtar ku na kërkohen të dhënat bankare

Pre e këtij mashtrimi kanë rënë mbi 630 persona duke komentuar dhe ndjekur rregullat e të ashtuquajtures lojë shpërblyese.

Faqja është hapur sot (9 shkurt 2022) dhe ka vetëm një postim, këtë “video live”.

FactCheckerKS ka raportuar dhe mbyllur me dhjetra faqe të tilla të thirrura në emrin e Hoxhës Halil Kastrati, ku në emër të tij propagandohen dhe mashtrohen përdoruesit kosovar të rrjetit social Facebook.

#FactCheckerKS iu bënë thirrje që të mos bini pre e këtyre mashtrimeve.

Faqja zyrtare e Hoxhë Halil Kastratit mund ta gjeni KËTU!

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *