FactCheckerKS ka analizuar komentet e lajmit “BERAT BUZHALA DHE DARDAN MOLLIQAJ NË BALLË TË PROTESTËS SË PSD-SË” të postuar në faqen zyrtare të RTK-së në rrjetin social Facebook dhe ka konstatuar se mbi 200 komente përmbajnë gjuhë të urrejtjes, etiketuese dhe linçuese e cila nuk do duhej të lejohen nga RTK.


“Or Keta jan Cpiunat e Serbis të Vuqiqit e Drazhes” ky është diskursi i komenteve ku Dardan Molliqaj dhe Berat Buzhala etiketohen si “shpiuna,, tradhtar, proserb etj”. Dhe këtë diskurs e hasim në më shumë se 72 komente.


Gjersa 9 komentues shkojnë dhe me tutje duke i etiketuar dhe si pro rus “Wagnerat e Rusis, argatë të Rusisë etj” si dhe të pagur nga Serbia dhe Rusia. Njeri nga komentuesit gjen dhe shumen prej “2 milion eurove”.
Më shumë se 62 komentues nuk kursejnë fjalët për të fyer protagonistet e protestës, ku më së shumti është shfrytëzuar epitete “qene dhe m… “ .

Në 6 raste komentuesit i kanë etiketuar protagonistët si “dy ped.. udhëheqin protestën, Berat Dylberi, dashnorët e grinelit etj”!
Në 8 raste janë quajtur hajna dhe në dy raste “kopilat e hashimoviqit”!
Në 6 raste komentuesit bëjnë thirrje që të “rrihen, burgosen, si dhe të dërgohen për në Serbi së bashku me Valon Sylen e Baton Haxhiun” dhe më ekstremja një komentues, i cili identifikohet si “DREJTUESE në Lëvizja VETËVENDOSJE! Kërkon “Jo dajak po i kisha fur hajnat”

Nga gjithë këta komentues, 30 llogari janë fake ndërsa pjesa dërmuese e komentuesve janë nga diaspora.

I rikujtojmë RTK-së se është përgjegjëse për komentet në faqen zyrtare të saj!

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *