Lajmi “Kurti zemërgjerë me familjet e dëshmorëve, përfitojnë afro 2000 euro për 2 muaj!” i publikuar nga (këtu) është lajm i pasaktë.

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar pakon e Ringjalljes Ekonomike që po vie si pasojë e rritjes së çmimeve që po ndodhin në treg.

Ministria e Financave ka dal sot me datën 27 Tetor 2021 me një komunikatë ku ka bërë të ditur se janë ndarë mbi 36 milion euro për 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐬𝐤𝐞𝐦𝐚𝐯𝐞 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞𝐧𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞.

Përfitues të kësaj pakoje janë 300 mijë familje kosovare të cilët gëzojnë pensione nga shteti ku bëhet fjalë për 200 mijë pensionistë, 50 mijë familje nga kategoritë e luftës, 20 mijë persona me nevoja të veçanta dhe 30 mijë pensionistë të kategorive të tjera.

Shuma që kategoria e pensioneve do të marrin është 100 euro dhe vetëm për muajin Nëntor.

Lajmi pretendon se familjet e dëshmorëve do të përfitojnë afro 2000 euro për 2 muaj si rrjedhoj e dyfishimit të pagesës mbi vlerën bazë dhe të shtesave me ç’rast është informacion i pasaktë sepse familjet e dëshmorëve nuk hyjnë në kategorinë e asistencës social por në kategorinë e pensioneve.

INFORMACION I PASAKTË

Për dyfishimin e pagesës së rregullt dhe shtesës aktuale e cila do të zgjatë nga periudha kohore Nëntor – Dhjetor është e pëfshirë vetëm kategoria e asistencës sociale.

Burim: Ministria e Financave

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *