Lajmi “Agron Novaj i përfshirë në aktivitetin kriminal të kontrabandës, i afërt me Gazmend Muhaxherin e LDK-së” i publikuar nga (Këtu) dhe i shpërndarë në një grup në rrjetin social Facebook (këtu) është lajm i pasaktë.

Agron Novaj i përfshirë në aktivitete kriminale të kontrabandës (i identifikuar dhe i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës me datën 13 Tetor 2021, LINKU) nuk është i afërt me Kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.

Faik Zekaj nga ekipi i Kryetarit Muhaxheri dhe njëherit kandidat për asamble komunale në Pejë e ka demantuar këtë lajm duke thënë se është e pavërtetë që Novaj është i afërt me Kryetarin Muhaxheri.

“Novaj është fotografuar me Kryetarin Gazmend Muhaxheri por ka qenë fotografi e rastësishme dhe kjo nuk posedon asnjë të vërtetë që personi në fjalë ka lidhje apo ka ndonjë rol/rëndësi në strukturat e LDK-së në Pejë” – ka deklaruar Zekaj për FactCheckerKS.

Zekaj si qytetar i Pejës ka treguar për faktin se Agron Novaj ishte shitës me një kombi.

Por teksa Novaj shihet në fotografi me Gazmend Muhaxherin ai kishte shkrepur dhe kishte publikuar nga llogarinë e tij në Facebook edhe një fotografi me Agon Batushën nga Lëvizja Vetëvendosje me datën 4 qershor 2020.

Ndërsa fotografia me Kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri është publikuar me datën 27 shtator 2017.

Dhe nga disa pretendime të një komentuesi vërehet se Novaj ka qenë simpatizues i Lëvizjes Vetëvendosje.

Burim: Faik Zekaj (profili zyrtar Facebook), Policia e Kosovës, Agron Novaj (profili zyrtar Facebook)

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *