Lajmi “Unë Bekë Berisha: Kom aq f uqi sa me ja n xi je tën Albin Kurtit” i publikuar nga Ilirida Jonë është lajm i rremë.

FactCheckerKS ka kontaktuar me Kandidatin për Kryetar të Istogut nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, i cili ka potencuar se lajmi është i rremë.

“Lajm i rremë, nuk është deklaratë e imja” – ka thënë Berisha.

FactCheckerKS në monitorimin e hapësirës kibernetike në vend has vazhdimisht në lajme të rreme për Bekë Berishen, të cilat lajme pas raportimit largohen nga rrjeti social Facebook.

Gjatë hulumtimeve dhe analizave të bëra, FactCheckerKS konstaton se lajmet e rreme për Deputetin Bekë Berisha publikohen për prishjen e imazhit.

Lajmi në fjalë ka arritur 325 komente duke nxit gjuhë urrejtje dhe banalizuese në drejtim të Deputetit Berisha.

Burim: Bekë Berisha (profili zyrtar Facebook)

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *