Lajmi “Beke Berisha fjalë të r ënda për Kurtin Albin / Kurti e urr en U ÇK në dhe ai punon k undër Kosoves” i publikuar nga Ilirida Jonë është lajm i rremë.

Lajmin e ka konfermuar vetë Bekë Berisha në një prononcim me shkrim për FactCheckerKS.

“Lajmi është i rremë” ka thënë Berisha.

Lajmi ka arritur 281 komente, 93 pelqime dhe 8 shpërndarje.

FactCheckerKS vazhdimisht demanton dhe raporton lajme të rreme për Kandidatin për Kryetar të Istogut nga AAK, Bekë Berisha. Lajme këto që po publikohen për të prishur imazhin e kandidatit Bekë Berisha.

Sfidë për lexuesin janë faqet që menaxhohen jashtë kufinjëve të Kosovës. Faqen Ilirida Jonë e menaxhojnë 4 persona nga Maqedonia e Veriut dhe 1 person me lokacion nga Gjermania.

Faqja ka më shumë se 170 mijë pelqime dhe ndjekës dhe është krijuar me datën 19 Tetor 2017.

Burim: Bekë Berisha (profili zyrtar Facebook)

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *