Lajmi “Dardan Molliqaj : Krejt Kosova ka me pa kush osht Albini ai e don Beogradin?” i pubikuar nga Ilirida Jonë është lajm i rremë.

FactCheckerKS ka kontaktuar me Sekretarin Organizativ të Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, i cili ka demantuar këtë lajm dhe ka mohurar se kjo është deklaratë e Dardan Molliqaj.

“Lajmi është i rremë, Kryetari Molliqaj nuk ka deklaruar një gjë të tillë” – ka thënë Nushi për FactCheckerKS.

#FactCheckerKS gjatë monitorimit të hapësirës kibernetike në Kosovë ka hasur vazhdimisht në lajme të rreme për Kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj.

Lajmin e njejtë e kanë shpërndarë edhe këto faqe:

Pika Press

TodayNews24

Hej o bir

albposnews.com

Revista info

Publikimi i këtyre lajmeve të rreme ka ndikuar tek lexuesit të përdorin në komente gjuhën e urrejtjes dhe ofendime të ndryshme.

Faqet e lartëcekura vazhdimisht publikojnë lajme të rreme për Kryetarin e PSD-së Dardan Molliqaj.

Disa nga lajmet e rreme:

“Të parët e Albin Kurtit kanë prejardhje nga Beogradi“ – Gazeta Marsi

Dardan Molliqaj: ‘Të parët e Albin Kurtit kanë prejardhje nga Beogradi.’ – Gazeta Marsi

Dardan Molliqaj: ‘Të parët e Albin Kurtit kanë prejardhje nga Beogradi.’ – Barca Shqip

“Të Parët E Albin Kurtit Kanë Prejardhje Nga Beogradi“ – Online

Dardan Molliqaj: ‘Të parët e Albin Kurtit kanë prejardhje nga Beogradi.’ – Hej o bir

Dardan Molliqaj: ‘Të parët e Albin Kurtit kanë prejardhje nga Beogradi.’ – Kliko shqip

Dardan Molliqaj: ‘Kurti Çdo Muaj Merr Rreth 30mijë Euro Nga Shteti I Serbis.’ – Ilirida Jonë

#FactCheckerKS vazhdimisht demanton dhe raporton lajmet e rreme për Kryetarin e PSD-së Dardan Molliqaj, të cilat përveç që publikohen për përfitime vetanake publikohen edhe për prishjen e imazhit të tij.

Por problemi kyç i lexuesit kosovar janë faqet që menaxhohen jashtë kufinjëve të Kosovës çka destabilizon vendin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

Burim: Nol Nushi (Sekretar Organizativ i PSD-së, profili zyrtar Facebook)

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *