Lajmi “Me ne fund tregon Pipero, Ja cila vak sine eshte me e sigurt dhe me e mira” i publikuar nga Gazeta Banner është lajm i pasaktë.

Lajmi tregon për disa deklarata të një Doktori nga Shqipëria Pellumb Pipero i cili është infektolog.

Ajo se çka lajmi tregon rreth deklaratave të Dr. Pipero për imunizimin e pacientëve me vaksinën anti-covid janë të vërteta por nuk është e vërtetë se ai specifikon një vaksinë atë të Pfizer.

Dr. Pellumb Pipero ka deklaruar se të gjitha vaksinat janë 100% efektive.

“Të gjitha vaksinat që janë në qarkullim e kanë 100% efektin, çdo person që vaksinohet qoftë me atë kineze, me Pfizer apo tjetër është 50% më shumë i mbrojtur ,50% më pak i riskuar. Vaksinat janë shumë të mira, të gjithë skeptikëve do ju thoja të mos i referohen google apo lajmeve, por mendimit të specialistë.” – tha Dr. Pipero për Dosja.al

Burim: Dosja.al, KlanTV (Emisioni: Rudina, Youtube)

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *