Lajmi “Jepet tani një mesazh i mirë nga mjeku Italian i cili na qetëson të gjithëve, Kjo është e vërteta rreth ko-rones! duhet ta…” i publikuar nga Gazeta Banner është lajm i rremë.

Lajmi tregon për një “deklaratë” të një doktori italian me emrin Matteo Bassetti por që realisht kjo deklaratë është e trilluar.

#FactCheckerKS ka hulumtuar në çdo deklaratë të doktorit Matteo të dhënë për media të ndryshme, gjithashtu edhe në profilin e tij në rrjetin social Facebook dhe nuk ka hasur në asnjë nga këto deklarata të dhënë në këtë lajm.

I gjithë lajmi është trillim dhe nuk posedon asnjë të vërtetë.

Ajo se çka ky lajm paraqet se kinse Doktori Matteo ka deklaruar se Covidi është më shumë si një grip i rëndë dhe jo ashtu siq ju e bëni është informacion i rremë.

Gjithashtu edhe për deklaratën e dytë se kinse nuk ka vdekur askush në Itali nga Covid19 është informacion i rremë dhe nuk është deklaratë e Doktorit italian Matteo Bassetti.

Matteo Bassetti është doktor i infektives në Itali i cili vazhdimisht ka dhënë deklarata për gjendjen Covid19 në Spitalet e Italisë dhe rreth vaksinës antiCovid.

Ai në shumë intervista dhe shkrime në Facebook ka potencuar rrezikshmërinë e Covid19 dhe mosmarrjes së vaksinës.

FactCheckerKS iu bënë thirrje për kujdes të shtuar ndaj lajmeve rreth Covid19 për shkaqe të dezinformatave të shumta lidhur me virusin.

Burim: Matteo Bassetti (profili zyrtar Facebook)

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *