Lajmi “Në Amerikë do të lëshohen 1 miliard mushkonja [mickoja] të modifikuara gjenetikisht” i publikuar nga (këtu) është lajm i vjetër.

Center for Food Safety (CSF) me datën 19 Gusht 2020 ka njoftuar se është aprovuar për lëshim 750 milion mickoja të modifikuara gjentikisht në Florida Keys.

CSF

Ndërsa me 20 Gusht 2020, CNN raportoj për këtë aprovim nga CSF.

CNN

Kjo e bëri që në atë kohë edhe mediat kosovare të raportojnë por që ato ia huqen në përkthim duke bërë që lajmi i saktë të del i pasaktë.

FactCheckerKS e raportoi këtë lajm me datën 25 Gusht 2020.

FactCheckerKS

Ndërsa medium kosovar e publikoj këtë lajm me datën 6 Shtator 2021 duke iu referuar FreeThink i cili këtë lajm e ka raportuar me datën 16 Maj 2021 me titull “1 billion genetically modified mosquitoes will be released in the U.S.”.

FreeThink

Raportimi i lajmit i vonuar bënë që ai të jetë lajm i vjetër.

Burimet: CNN, CSF, FreeThink, FactCheckerKS

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *