Postimi “Variantet e Covid19 të montuara nga OBSH…” i cili po qarkullon nga përdoruesit kosovar të Facebook/ut është fotografi montazh që për qëllim ka dezinformimin e qytetarëve.
Fotografia e cila paraqet kinse disa varienate të Covid19 dhe datat që pretendohet të lansohen janë gënjeshtra dhe nuk është aspak e vërtetë që kjo fotografi është burim i OBSH-së (Organizata Botërore e Shëndetësisë), Universiteti “Johns Hopkins University”, World Economic Forum (Forumi Botëror i Ekonomik) dhe Bill & Melinda Gates Foundation (Fondacioni Bill & Melinda Gates).

FactCheckerKS ka hulumtuar mbi faqet e tyre në internet dhe nuk ka hasur në asnjë listë të tillë.
Një nga shumë pretendime në këtë fotografi është se varianti Delta u “lëshua” në qershor 2021, variantet Epsilon, Zeta, Eta, Iota, Kappa, Lambda dhe Theta do të “lëshoheshin” midis korrikut 2021 deri në janar 2022.
Por faktikisht datat aktuale kur këto variante u bënë të ditura për publikun janë krejtësisht të ndryshme nga datat e përmendura në listën virale.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), viruset transformohen vazhdimisht përmes mutacionit, dhe përmes këtij procesi, ka të ngjarë të shfaqen variante të reja.
Kështu OBSH ka vendosur t’i emërojë këto variante sipas shkronjave të alfabetit grek (alfa, beta, gama, etj). Arsyeja për këtë sistem klasifikimi është sepse emrat shkencorë të varianteve janë të ndërlikuar dhe përdorimi i shkronjave greke është më i lehtë dhe më praktik për t’u diskutuar nga auditorët jo-shkencorë.
Në maj 2021, OBSH kishte shpallur etiketa të lehta për t’u mbajtur mend për variantet kryesore të SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, duke I përdorur shkronja të alfabetit grek:

Nga tabela e mësipërme, është e qartë se varianti Delta u zbulua për herë të parë në Indi në Tetor 2020 dhe jo në Qershor 2021, siç pretendohet në postim. Në mënyrë të ngjashme, Eta duket se është shfaqur në fund të vitit 2020, dhe që nga marsi i vitit 2021 është zbuluar në Amerikën e Veriut, Evropë, Azi, Afrikë dhe Australi. Në Indi, varianti ETA u zbulua në mostrat nga Aizawl.

Si përmbledhje, tabela është një trillim dhe nuk ka ndonjë lidhje me organizatat e listuara. Duke pasur parasysh natyrën e viruseve, do të ndodhin mutacione dhe do të këtë më shumë variante të virusit që do të dalin në sipërfaqe, por këto janë të paparashikueshme dhe monitorohen vazhdimisht nga OBSH.
Analogjia që përdori CDC është se “Nëse mendoni se një virus është si një pemë në rritje me degë, këto variante janë degë me ndryshime të ndryshme. Këto variante ndryshojnë për sa i përket përhapjes, ashpërsisë, përgjigjes ndaj ilaçeve, efektivitetit të vaksinave COVID-19 etj.”
BURIMET: OBSH, CDC, Factly.in, IndiaToday, Reuters, Snopes.com, NewsMobile.in