Postimi “Kjo eshte vajza ime Erza ajo sot do hyje ne operacion, ju lutem lutuni per ne, Zoti i ndihmofte. Mos kalo pa komentu Amin” i publikuar nga Press24.al është mashtrim.

Vajza në fotografi nuk është Erza dhe nuk është shqiptare. Ajo është Rosie nga Britania e Madhe.

Rosie ishte sëmurë nga diarrea gjatë një pushimi me prindërit dhe motrën. Pas analizave Rosie kishte rezlutuar me “norovirus” i cili bartët përmes ushqimeve të përgatitura nga dikush i infektuar apo prekja e ndonjë gjëje me dorë dhe pastaj ngrënja e ushqimit ku dëpërtohet nga duartë në gojë.

Ky lajm ishte publikuar me datën 10 qershor 2019 nga The SUN.

Pre e këtij mashtrimi kanë ra mbi 3 mijë përdorues duke pelqyer postimin, mbi 1 mijë e 700 persona kanë komentuar dhe 2 llogari e kanë shpërndarë.

FactCheckerKS të njejën fotografi e ka demantuar me datën 22 Shtator 2020

E ky postim i kësaj faqe nuk është i vetmi, si ky postim në rrjetin social Facebook, në faqe shqiptare të menaxhuara nga Kosova dhe jasht kufijëve të saj ka shumë.

FactCheckerKS gjatë hulumtimit ka hasur në po të njejtin mashtrim sikur një vit më parë por që tani në një numër më të madh, me një audiencë më të madhe dhe profile më shumë që kanë ra pre e këtij mashtrimi.

Google

FactCheckerKS vazhdmisht demanton, raporton dhe largon nga hapësira kibernetike kosovare mashtrime të shumëta që për qëllim kanë dezinformimin e përdoruesve të rrjetit social Facebook.

Informacione për faqen Press24.al

#FactCheckerKS iu benë thirrje për kujdes ndaj mashtrimeve online në Facebook.

Burime: The SUN, Hudgell, Google, FactCheckerKS

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *