Faqja R.Ora e hapur me datën 30 Gusht 2021 me një audiencë të vogël prej 75 ndjekës është faqe mashtruese.

Faqja duke keqpërdorur emrin, fotografinë dhe imazhin e këngëtarës kosovare me fame botërore, Rita Ora, mundohen të mashtrojnë përdoruesit kosovar të rrjetit social Facebook me lojë shpërblyese.

Një video montazh kinse Rita po flet për një lojë me numra është mashtrim online dhe pre e tij kanë ra mbi 280 persona duke komentuar, 120 shpërndarje dhe 43 pelqime.

Admini i faqes “josh” audiencën me komente në video si: “nëse jeni me fat, do të merrni një mesazh, Kushtet për të fituar: supozoni saktë dhe ndani transmetimin tim drejtpërdrejt, pa ndarë asnjë shpresë për të fituar”;

“Unë do të jap 50,000 dollarë para në dorë për 200 njerëzit e parë që me të vërtetë i marrin me mend numrat në figurë. dhe kjo është e vërtetë!Unë do t’ju dërgoj një mesazh”

Kjo faqe ka postuar edhe një fotografi duke keqpërdor fotografi të ndryshme kinse komentuesit janë shpërblyer

Në linkun që admini ka vendosur për tu regjistruar dhe të fitojnë edhe një pjesë e komentuesve, mbas klikimit na hapet

Pasi të klikojm në “Regjistrohuni këtu” na kërkohen disa të dhëna:

Pasi që verifikuesi nga FactCheckerKS jep një email të pa hapur me herët, automatikisht pranohet dhe të kërkon të dhëna të tjera, tani xhirollogarinë bankare:

#factCheckerKS ditëve të fundit në monitorimin e hapësirës kosovare kibernetike ka hasur në disa mashtrime të tilla të cilat janë raportuar dhe larguar nga rrjeti social Facebook.

E EDITUAR (ora 13:23)

Mbas raportimit të faqes si faqe mashtruese nga FactCheckerKS, faqja është mbyllur

FactCheckerKS iu benë thirrje për kujdes të shtuar ndaj mashtrimeve online.

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *