Faqja “Telefona nga Gjermania” është krijuar me datën 19 Korrik 2021 dhe ka mbi 1mijë pelqime dhe ndjekës.

Kjo faqe ka dy postime të dates 19 korrik të cilat janë “lojëra shpërlyese” por realisht janë mashtrime online.

Postimi fillon me: “🎁 Përshëndetje të gjithëve, të gjitha dhuratat e mëparshme janë dhuruar, dhe kemi vendosur që prap t’ju shpërblejme me 3598 telefona (IPHONE) për 3598 të parët me fat!

🎁 Komento “UNE” dhe na dërgo një mesazh në faqën tonë menjëherë.

FITUESIT ZGJIDHEN MENJËHERË PASI TË KRYEJN HAPAT!

🛑 Postën e paguani ju 2€, dhurata vjen për 24/48 orë!

Suksese të gjithë pjesëmarrësve!”

Pre e këtij mashtrimi kanë ra mbi 350 persona duke komentuar, pelqyer dhe shpërndarë postimin.

Duke përdorur fotografi me biseda kinse reale shtyen përdoruesit kosovar të Facebook-ut të komentojnë

Mund të jetë një imazh i telefon dhe teksti

Ndërsa tek postimi i parë poashtu i datës 19 Korrik me të njejtin përshkrim të “lojës”, kanë ra pre mbi 200 persona duke komentuar, pelqyer dhe shpërndarë postimin

#FactCheckerKS deri me tani ka raportuar me dhjetëra mashtrime të tilla që për qëllim kanë përfitimet vetanake duke mashtruar përdoruesit kosovar të rrjetit social Facebook.

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *