Postimi “Sapo e mbarova Kimioterapien.Do te isha e Lumtur nese me uroni Shendet dhe Jet te Gjat❤️” i postuar nga Besimi im është postim i rremë.

Vajza në fotografi sipas këtij postimi është një e prekur me kancer por realisht vajza në fotografi është një vajzë e cila i ka pre flokët për tu solidarizuar dhe mbeshtetur njerëzit e prekur me kancer duke i shitur ato për $1.000.

Preview

Kjo fotografi është publikuar për herë të parë me datën 2 Qershor 2014 në website/in Meilleur Coiffeur (francezë) e cila tregon për gjestin human të vajzës.

Një artikull inspirues i shkruar nga Lescrieursduweb.com me titull “18 GENEROUS PEOPLE WHO RADICALLY CHANGED THEIR MINDS TO DONATE THEIR HAIR” (shqip. 18 njerëz gjeneroz të cilët kanë ndërruar në mënyrë radikale të menduarit për te dhuruar flokët e tyre), e vendosin fotografinë në fjalë në fillim të artikullit

Fotografia keqpërdorët mbas shtatë vitesh në hapësiren kibernetike kosovare vetëm për të ngrehur komente dhe pelqime si qëllim perfitimin vetanak të personave të caktuar.

Kjo dezinformatë mashtroi mbi 6 mijë përdorues kosovar të rrjetit social Facebook duke komentuar dhe pelqyer postimin.

Burim: Meilleur Coiffeur, Lescrieursduweb.com, Preview, Happy Shopping

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *