Lajmi “Dardan Molliqaj “TMERRON” Albin Kurtin: “Ai cdo muaj merr rreth 30 mijë EURO nga shteti i serbis sepse…” i publikuar nga Newztype.com është lajm i rremë.

Nol Nushi sekretar organizativ i Partisë Socialdemokrate për FactCheckerKS ka potencuar se lajmi është i rremë dhe nuk është deklaratë e Kryetarit Dardan Molliqaj.

“Nuk është deklaratë e Kryetarit Molliqaj, nuk është e vërtetë se ai ka deklaruar një gjë të tillë ndonjëherë dhe se këto lajme të rreme përveç që kanë qëllim fitimet vetanake shkruhen edhe për qëllime të prishjes së imazhit të Kryetarit Molliqaj” – ka deklaruar Nushi.

FactCheckerKS deri me tani ka demantuar me dhjetra lajme të rreme për Kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj.

I njejti lajm është publikuar edhe nga News71post dhe shpërndarë nga një profil në faqen Lajmet.info.

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *