Nuk është e vërtet se Daut Haradinaj ka deklaruar se “Nëse Ramushi e merr Prishtinën kthehen tokat e Malit të Zi?”.

Daut Haradinaj është kandidatë për Kryetar te Prishtinës , gjersa Ramush Haradinaj (vëllai i tij) është Kryetar i AAK-se. Kjo deklaratë nuk përkon me logjiken politike, ngase Ramush Haradinaj nuk është kandidat rrjedhimisht nuk ka si e “merr Prishtinën”.

Titulli është shtrembërim i lajmit “ Daut Haradinaj: Nëse Albin Kurti është kryeministër e Ramush Haradinaj president, kufiri me Malin e Zi kthehet“ te publikuar nga Kallxo.com të publikuar me 26 Janar 2021. Një deklaratë e dhenë në kohen kr Daut Haradinaj ishte kandidatë për deputet te Kuvendit të Republikës se Kosovës.

Gjersa brenda lajmit te publikuar nga “media fake” lexojmë deklaratën e dhënë dhe të publikuar me 26 Janr 2021 nga Kallxo.com.

Ne lajmin e publikuar shohin foton e editur te Daut Haradinjat me qellim krijim e një imazhi e shtrembëruar jo te mirë. Gjersa dhe titulli i lajmit është një “RRENË” e krijuar për të dezinformuar me qellim dëmtimin e imazhit politik te kandidatit për Prishtinën z. Daut Haradianaj.

Foto e  vërtet “reale” shfrytëzohet nga mediat për të ilustruar aktivitete politike të Daut Haradinajtë.

Lajmi është publikuar nga “media fake” KUZHINA SHQIPTARE dhe është postuar në rrjetin social Facebook na faqet

Burimi Facebook Screenshot 12/08/2021 23:45
Burimi Facebook Screenshot 12/08/2021 23:45

IMPAKTI; 1 MEDIA FAKE, 2 POSTIME , 124 NDËRVEPRIME

AUDIENCA: 149 827

Burimet; Kallxo.com, Bota Sot, Reporteri

By mh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *