Keqpërdorimi i “Nenave dhe te sapolindurve”

“Media FAKE” dezinformon, keqpërdor foto dhe ngjarje të nënave dhe të sapolindurve për rritur audiencën, pëlqimet dhe klikimet.

“Media FAKE” GAZETAXYZ ka publikuar dy lajme “Sot në mëngjes linda pas 10 viteve martes, kush më uron Zoti e bekoftë e i dasht t’gjitha”dhe “Zoti bën mrekulli Vajza e re pasi humbi 16 fëmijë, lind fëmijën e parë: Me jetë dhe shëndet”  ku shtrembërohen ngjarjet , keqpërdoren fotot dhe dezinformohen publiku.

Lajmi “Sot në mëngjes linda pas 10 viteve martes, kush më uron Zoti e bekoftë e i dasht t’gjitha” është lajm i rremë.

Lajmi është postuar 7 herë në rrjetin social Facebook duke marr 256 ndërveprime në nje audiencë prej 377,679 llogarive.

Në foto është Tiffany Langwell me vajzën e porsalindur, një ngjarje e raportuar me 3 dhjetor 2014 nga COSMOPOLITAN me titull “This Mom Checked Her Newborn Out of the Hospital Early. The Next Day Her Baby Was Taken Away”. Ngjarje e raportuar dhe në mediat tjera, (STEEMIT,ALICIAPATTERSON), pasqyron qasjen e SHBA ndaj te porsalindurve, si ne ketë rast kur;

“një përfaqësues i agjencisë për mirëqenien e fëmijëve në Riverside County, California, e mori foshnjën në kujdestari mbrojtëse.”

Lajmi i dytë “Zoti bën mrekulli Vajza e re pasi humbi 16 fëmijë, lind fëmijën e parë: Me jetë dhe shëndet” është lajmi i vjetër i shtrembëruar .

Lajmi është postuar 4 herë në rrjetin social Facebook duke marr 116 ndërveprime në nje audiencë prej 258,531 llogarive.

Ngjarja e raportuar nga mediat britanike,(METRO, THE SUN etj) me 24 Prill 2017 me titull “Woman who had 16 miscarriages says her life is complete after finally giving birth” (Gruaja që kishte 16 aborte spontane thotë se jeta e saj është e plotë pasi më në fund lindi) dhe raportuar si ngjarje aktuale e ndodhur në hapësirat shqiptare.

Dhe informacionet e publikuar janë te rreme dhe kontradiktore si

Sot u bera nene pas 10 viteve martes .Jam nene e pes femijve, Kush me uron i dhent Zoti ate qe i mungon.”

Mediat britanike lidhur me rastin kanë raportuar:

“Kayleigh Wood, 26 vjeç, mendoi se nuk do të ishte kurrë nënë pasi humbi gjashtëmbëdhjetë foshnje gjatë shtatzënisë së hershme.”

Lajmet e rreme janë postuar në rrjetin social Facebook  nga;

Burimet: COSMOPOLITAN, STEEMIT,ALICIAPATTERSON, METRO, THE SUN

By mh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *