Lajmi “Bekë Berisha: Edhe Skënderbeu është i vogël me u krahasu me mu, un ‘Ju ha për s’gjalli’” i publikuar nga Readkoala.com është lajm i rremë.

Deputeti Bekë Berisha në një prononcim për FactCheckerKS i pyetur për këtë deklaratë, ka thenë se lajmi është i rremë.

“Deklarata dhe fjalët e thëna në këtë lajm nuk janë asnjë deklaratë e imja dhe nuk është aspak e vërtetë që unë qëndroj mbas këtyre fjalve” – ka thënë Berisha.

FactCheckerKS ka hulumtuar rreth lajmeve të rreme ku janë shtuar në numër të konsiderueshëm për Deputetin Berisha dhe në kohën kur ai është kandidat për Kryetar të Komunës së Istogut në zgjedhjet që do të mbahën në Tetor të këtij viti.

Faqet që kanë shpërndarë këtë lajm janë: Në Kohë, Specialja

FactCheckerKS iu benë thirrje për kujdes të shtuar në rrjetin social Facebook gjithë lexuesve që të dallojnë lajmet e rreme dhe të mos bien pre e tyre.

Burim: Bekë Berisha (profili zyrtar në rrjetin social Facebook)

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *