Lajmi “Bekë Berisha: Ai që smë voton për kryetar të Istogut është QEN BIR QENI?” i publikuar nga Readkoala.com dhe i shpërndarë në faqen Specialja në rrjetin social Facebook është lajm i rremë.

Nuk është e vërtetë se Daputeti dhe njëherit kandidati për Kryetar të Istogut nga radhët e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Bekë Berisha, të këtë deklaruar një gjë të tillë.

Deputeti Bekë Berisha për FactCheckerKS ka deklaruar se është lajm i rremë.

“Lajm i rremë, unë asnjëherë nuk kam deklaruar dhe nuk është pjesë e personalitetit tim të ofendoj asnjë njëri”.

FactCheckerKS deri me tani ka demantuar disa lajme të rreme ku për qëllim është dezinformimi i qytetarëve dhe ulja e imazhit të Kandidatit për Kryetar të Istogut, Bekë Berisha.

Burim: Bekë Berisha (profili zyrtar në rrjetin social Facebook)

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *