Nuk është e vërtet se Angela Merkel a deklaruar “Burgosja E Krerëve Politik Të Shqiptarëve! Ose Populli I Burgosur!” – FAKE NEWS

Sipas lajmit :

Angela Merkel u ka dhënë një mesazh të qartë shqiptarëve se, me këtë klasë politike të kor ruptuar, inkr iminuar, antikom bëtare dhe pe rve rse, nuk mund të ketë bisedime për të pranuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian”

Nuk është e vërtetë se “populli i Shqipërisë” është i burgosur , Shqipëria ka fituar liberalizimin vizave nga 15 Dhjetori i vitit 2010.

Kancelaria Merkel lidhur me hapjen e negociatave ka deklaruar (30 Nëntor 2020)

“Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, tha kancelarja në një takim virtual me komisionet e parlamenteve të vendeve anëtarë të BE-së.”

Lajmi i rrem është publikuar nga 3 “media fake” TIMESNEWS24HR, KD24NEWS dhe GLOBALNEWS24 nga 12 Maji 2021 gjer më 27 Korrik 2021.

Lajmi i publikuar në GLOBALNEWS24 është postuar 7 her në tri faqe në rrjetin social Facebook nga Kuriozitete dhe Lajme, Lajmet Ditore dhe Info Fresh
Desktop Screenshot 26/07/2021 23: 30

Lajmi i publikuar në KD24NEWS është postuar 24 her në tri faqe në rrjetin social Facebook nga Satira press, AlbKos News, Magazina Ditore dhe Motivi Thënie

Desktop Screenshot 26/07/2021 23: 30

Lajmi i publikuar në GLOBALNEWS24 është postuar 4 her në tri faqe në rrjetin social Facebook nga Vace Zela, Fan S. Noli, Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe lajme.net

Desktop Screenshot 26/07/2021 23: 30

IMPAKTI ; 3 MEDIA , 35 POSTIME (FAQE), 2 049 NDËRVEPRIME, 1 519 VEPRIME, 278 KOMENTE, 252 SHPËRNDARJE

AUDIENCA: 511 847

Burimet; Dw, DW, Evropa e Lire, Signal

By mh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *