Nuk është e vërtet se Fatmir Limaj ka deklaruar se “Do të rikthehem në PDK dhe ta ‘Penzionoj’ Albin Kurtin”.

Lajmi nuk flet për deklarimin e Fatmir Limajt, por për ftesën publike drejtuar ndaj tij.

Titulli i lajmit është një mashtrim për të shtyrë për të lexuar lajmin, i cili rikthen pjesërisht lajmin e publikuar nga mediat vendore me 10 tetor 2021:

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, Ismail Syla në 20 vjetorin e themelimit e PDK-së, ka kërkuar rikthimin e Fatmir Limajt në këtë parti.

Syla përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se Partia Demokratike e Kosovës, përkundër angazhimit super maksimal nga LDK dhe VV, ka mund ta shënojë 20 vjetorin e themelimit si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit po ta kishte me vete anëtarësinë e shtëpisë së saj, të NISMA-s.”

Postimi i Ismail Syles

Lajmi është publikua nga “Media” NEWS24FREE dhe postuar në rrjetin social Facebook nga:

IMPAKTI; 1 MEDIA, 4 POSTIME, 632 NDËRVEPRIME, 5 SHPËRNDARJE

AUDIENCA; 299,351

Burimi; Telegrafi, Indeksonline, Ismail Syles

By mh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *