Nuk është e vërtetë se  Mohamed NabhanAmbasadori Palestinez ne Serbi ka deklaruar se:

“Palestina do ta ndihmojë Serbin për ‘Zhdukjen’ e shqiptarëve”

Fakt është se njohja reciproke ndërmjet Izraelit dhe Kosovës si dhe vendimi i Prishtinës për të hapur ambasadë në Jerusalem, është konsideruar nga Nabhan është shkelje. Ketë konstatim e ka paraqitur ne një takim i ministrave të Jashtëm Arabë u mbajt të hënën (8 Shkurt 2021) në Kajro, ku një nga temat ishte edhe njohja reciproke ndërmjet Izraelit dhe Kosovës .

Ai për mediumin  për mediumin serb në Kosovë, me 10 Shkurt 2021, “Kosovo Online” ka deklaruar

“Akti në vetvete është një shkelje e parimit që udhëzon vendet arabe dhe islamike, të cilat, si pjesa tjetër e botës, besojnë se Jerusalemi është qytet i okupuar. Jerusalemi për shkak të faktit se është qytet i okupuar, vendet arabe dhe islamike kanë formuar të ashtuquajturin Fondi i Jerusalemit, kryetari i të cilit është mbreti Hassan II i Marokut, detyra e të cilit është të bashkojë përpjekjet financiare të vendeve islamike drejt Jerusalemit. Ambasada në Jerusalem, vendet islamike do të marrin masa të caktuara. Kjo është pikërisht ajo që u diskutua në Kajro, në lidhje me qëllimin e Kosovës për ta bërë atë”

“Media” FAKE ka krijuar një lajm të rrejshëm duke ju referuar lajmit te mësipërm, duke e shtrembëruar atë dhe ekzagjeruar qëndrimin e  Mohamed NabhanAmbasadorit Palestinez në Serbi.

Lajmi i rremë fillimisht është publikuar nga KLIKO SHQIP dhe postuar në rrjetin social Facebook nga

Ky lajmë i rremë rikthehet me 13 Korrik nga REVISTA SHQIPTARE , dhe postohet në rrjetin social Facebook nga faqet

IMPAKTI: 2 “MEDIA”, 8 POSTIME, 992 NDËRVEPRIME, 52 SHPËRNDARJE

AUDIENCA: 980 260

Burimi; Ekonomia Online

By mh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *