Lajmi nuk është i “I FUNDIT”, dhe nuk ka “SHKARKIME” nga Qeveria por shkarkim nga Ministri i Shëndetësisë Arben Vitija. Titulli i lajmit është berë për të mashtruar lexuesit që t klikojnë për të lexuar lajmin. Lajmi flet për NJË vendim të Ministri Vitia dhe jo të QEVERISË, të raportuar nga mediat në mars të këtij vitit.

Mediat vendore, me datën 23 Mars 2021 kanë raportuar se;

“Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, me të marrë detyrën ka shkarkuar nga pozita Ardian Mehmetajn, u.d. të Sekretarit të Përgjithshëm në këtë ministri.

Në vend të tij, Vitia e ka emëruar ish-sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqin, të cilin e kishte shkarkuar Zemaj pas themelimit të qeverisë Hoti, ndërsa ishte i angazhuar në mandatin e parë të Vitisë.”

I njëjti lajme, i servohet publikut si lajm i fundit!

Lajmi është publikuar nga Media (FAKE) ONLINESPANA dh postuar në rrjetin social Facebook nga:

Burimi Facebook Screenshot 17/07/2021 19: 33
Burimi Facebook Screenshot 17/07/2021 19: 33

IMPAKTI ; 1 MEDIA (Fake), 2 POSTIME, 20 NDËRVEPRIM, 1 SHPËRNDARJE

AUDEINCA : 62 000

Burimi ; Ekonomia Online

By mh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *