Lajmi “Bekë Berisha: Albini ka me pagu qe ma ka largu gruan nga puna.” i publikuar nga website/i Amoooor.com dhe postuar nga faqja S O Bir është lajm i rremë.

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Bekë Berisha, i pyetur se nëse është apo jo e vërtetë ajo se çka ky lajm pretendon të informojë, Deputeti Berisha për FactCheckerKS ka potencuar se lajmi është i rremë.

“Është totalisht i rremë” – tha Berisha.

Ky lajm i rremë së fundmi është publikuar me datën 16 Prill 2021 nga Amoooor.com dhe është shpërndarë në faqen S O Bir me datën 25 Korrik 2021. Ku pre e këtij lajmi të rremë kanë ra mbi 100 persona duke pelqyer dhe komentuar lajmin.

Por ky lajm së pari është publikuar me datën 20 Shkurt 2020 nga Barcashqip.com çka konstatohet se ky lajm i rremë është ripublikuar dhe ripostuar pas me shumë se një vit.

Lajmin e njejtë e kanë publikuar gjatë vitit të kaluar edhe këto “media” fake:

Portali Arena

Worldnetpress.com

Burim: Bekë Berisha – Deputet i Kuvendit të Kosovës AAK (rrjeti social Facebook – llogaria zyrtare)

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *