Lajmi “Greqia njeh pavarësinë e Kosovës dhe prish marrëdhëniet me Serbinë” i publikuar nga Revista Kosovarja është lajm i rremë dhe mashtrim për klikime.

Ajo se çka titulli pretendon është dezinformim dhe mashtrim për të klikuar sepse nuk është e vërtetë se Greqia ka njohur shtetin e Kosovës, si dhe në brendi lajmi tregon një gjë tjetër dhe jo atë se çka titulli pretendon.

Lajmi në brendësi tregon rreth disa deklaratave të Ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme grek, Nikos Dendias. Pra titulli me lajmin nuk kanë lidhshmëri.

Lajmi është publikuar edhe nga këto faqe në rrjetin social Facebook:

Mërgata Shqiptare

Syri.net

Alb’swiss TV

Gazeta Republika

Lajme Kosovare

Caku.info

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *