Lajmi “EKSKLUZIVE Enver Hoxhaj Jep Doreheqje Nga PDK?” nga Mërgimtari është lajm i rremë, i vjetër dhe mashtrim për klikime.

Ky lajm është i datës 18 Shkurt 2021 pas zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, ku Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kishte shkruar një letër të hapur strukturave udhëheqese të PDK-së përmes rrjetit social Facebook.

Është e vërtetë se Ramiz LLadrovci ka kërkuar dorëheqjen e një pjese të kryesisë së PDK-së por kjo nuk ka ndonjë lidhje me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, çka ky lajm cilësohet si mashtrim për klikime.

Ramiz Lladrovci në shkrimin e tij kërkon: “Dorëheqje e secilit kryetar të degës ku PDK ka pësuar humbje të elektoratit apo dobësim të ndjeshëm, Lirim nga detyra e secilit drejtues të PDK-së nga Kryesia që në opinion ka pasur dhe ka hipoteka për pandershmëri, vepra penale apo akuza”.

Postimin e plotë mund ta gjeni KËTU.

Burim: Ramiz Lladrovci – Kryetar i Komunës së Drenasit (profili zyrtar Facebook)

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *