Lajmi i publikuar në disa portale, ku shihet Foto e Kryeparlamentarin Glauk Konjufca së bashku me katër persona të tjerë nuk është realizuar gjatë masave kufizuese te pandemisë, ashtu si është pretenduar nga portalet – FAKE NEWS.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca e një postim ne rrjetin social ka sqaruar se foto është realizuar me 17 shkurt, dhe asnjë masë kufizuese nuk është shkelur ashtu si është pretenduar nga portalet.

Shumica e portaleve kanë larguar postimin pas reagimit të Kryeparlamentarit Konufjca,  por ky lajm ende gjendet (këtu).

Portalet, pa verifikuar lajmin, kanë shpërndare një foto të postuar ne rrjetin social Facebook, ku shkruhej ”Faleminderit Kryeparlamentarit për darken.”

Burimi; Glauk Konjufca – Faqja Zyrtare në rrjetin social Facebook

By mh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *