Faqja “𝑩𝒆𝒉𝒈𝒋𝒆𝒕 𝒑𝒂𝒄𝒐𝒍𝒍𝒊 𝒐𝒇𝒇𝒍” në rrjetin social Facebook është faqe mashtruese ku për target mashtrimi ka përdoruesit kosovar të këtij rrjeti.

Kjo faqe e krijuar me datën 25 Mars 2021 keqpërdor emrin, imazhin dhe fotografitë e biznesmenit kosovar Behgjet Pacolli.

Kjo faqe ka një postim i cili është mashtrim online dhe pre e këtij mashtrimi kanë ra më shumë se 130 persona duke komentuar, pelqyer dhe shpërndarë postimin në profile dhe grupe të ndryshme.

Ky lloj mashtrimi nuk është i pari që është bërë në emrin e biznesmenit Pacolli. FactCheckerKS deri me tani ka raportuar, mbyllur dhe larguar nga rrjeti social Facebook me dhjetra faqe të tilla.

FactCheckerKS iu benë thirrje për kujdes të shtuar ndaj mashtrimeve online në hapësirën e Facebook-ut.

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *