Artikulli mjekësor “Mos mbajtja dot e urinës dhe cistiti tek femrat çojnë në shfaqjen e kancerit të qafës së mitrës. Mos jini neglizhent ndaj shëndetit tuaj!” – Urologu na tregon sesi të shpëtojmë njëherë e mirë nga sëmundjet më të rrezikshme të femrave.”i cili qarkullon në rrjetin social Facebook nga data 15 Mars 2021 është mashtrim online që për target mashtrimi kanë qytetarët e Kosovës.

Artikulli në fjalë flet për një problem shëndetësor por që qëllim i tyre është shitja e një ilaçi që pretendohet të jetë shërues por realisht është mashtrim për përfitime vetanake.

Fotografia e një gruaje e cila na prezantohet në këtë artikull si Dr. Sherife Kapërtoni – Shefe Urologe, në qëndrën Kosovës të Gjinekologjisë dhe Urologjisë, nuk është e vërtetë.

 Gruaja e prezantuar në këtë artikull është Sevinj Mammadova, Kryetare e Komisionit të Obstetrikës të Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryeinspektor-gjinekologe nga Azerbejgjani.

Ky artikull është shpërndarë nga faqja Athletics dhe me ç’rast është sponzorizuar për të kapur një audiencë më të madhe e që të bien pre e mashtrimit.

Mashtrimi për tu berë sa më bindës, kanë krijuar profile të rreme për të komentuar.

Disa nga komentet e profileve të rreme!

FactCheckerKS iu benë thirrje për të pasur kujdes ndaj këtyre mashtrimeve online. Për çdo problem shëndetësor është e rekomanduar të konsultoheni me mjekun tuaj.

Burim: YeniÇag

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *