Postimi “Kjo nën ka nevoj per ndihmen ton qdo like kushton 2 euro dhe qdo koment 4 euro dhe qdo share 8 euro” nga Fjala Shqiptare është mashtrim ku keqpërdorën fotografi të bëra para tre vitesh.
Nuk është e vërtetë se kjo fotografi është e një gruaje shqiptare.
E vërteta e kësaj fotografie është e një nënë të quajtur Sarah Allen me fëmiun e saj dy vjeçar.
Sarah Allen nga St. Neots, Cambridgeshire ka dhenë një intervistë për media në gusht 2016 pasi djali i saj dy vjeçar Jasper ishte mbuluar kokë më këmbë në plagë pasi u prek nga virusi i Varicelës. (LIA)
Kjo fotografi është bërë virale në rrjetin social Facebook nga mashtrues të ndryshëm për të mashtruar masën apo lexuesin për qëllime vetanake.
Së fundmi kjo fotografi i është servuar përdoruesve kosovar të këtij rrjeti.

Vlenë të cekët se Facebook asesi nuk dhuron para e hiç më pak si ky mashtrim pretendon.
FactCheckerKS iu benë thirrje për kujdes të shtuar ndaj këtyre mashtrimeve online.
Burim: Yahoo Finance, BBC News