Faqja “𝑨𝒍𝒃𝒊𝒏 𝑲𝒖𝒓𝒕𝒊” në rrjetin social Facebook është faqe mashtruese.

Kjo faqe është krijuar me datën 11 Mars 2021 dhe keqpërdorë emrin, imazhin dhe fotografitë e Kryetarit të Levizjës Vetëvendosje, Albin Kurti.

Një postim nga kjo faqe është i kategorisë “lojë shpërblyese” por realisht është mashtrim online.

Target mashtrimi janë përdorusit kosovar të rrjetit social Facebook.

Pre e këtij mashtrimi kanë ra mbi 100 persona duke komentuar, pelqyer dhe shpërndarë postimin.

FactCheckerKS deri me tani ka raportuar dhe larguar nga hapësira e rrjetit social Facbook me dhjetra mashtrime të tilla ku thirren në emra të ndryshëm publik.

FactCheckerKS iu benë thirrje për kujdes të shtuar ndaj mashtrimeve online.

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *