Artikulli “Sot numri i burrave me probleme të impotencës ka arritur në një numër rekord në Shqipëri dhe Kosovë! Këtu janë disa metoda inovative të trajtimit për impotencën.” i publikuar nga Boris Lopes është jo i saktë sepse disa nga pretendimet e këtij artikulli janë të rreme.

Një studim rreth problemeve riprodhuese tek gjinia mashkullore është kryer nga disa mjekë Italian dhe studimi ka të bejë me shtetas Italian e jo shqiptarë siç ky artikull pretendon.

Ky studim është berë nga komuniteti i urologëve dhe seksologë Italian ku njëri ndër ta Alessandro Belli i cili në artikull i lakohet emri në Aleksandra Bello (gjinia femër).

Artikulli flet për një ilaç me emrin Prostaffect e që realisht studimi paraqet një ilaç të bazuar në natyrë me emrin Prostatricum Plus.

Fotografitë e dy ilaçeve janë të ndryshme me ç’rast lexuesi kosovar është duke u mashtruar ku artikulli bazohet në të dhëna të sakta nga studimi italian por nuk bëhet fjalë për të njejtin ilaç.

Porstaffect është një ilaç tjetër për semundje të impotencës por nuk është i njejtë me ilaçin e paraqitur në studimin italian për meshkujt e këtij shteti.

Faqja Boris Lopes është krijuar me datën 4 Mars 2021 dhe ka vetëm 15 pelqime dhe ndjekës.

Të dhënat si emaili, numri i telefonit apo llogaria në rrjetin social Twitter nuk ekzistojnë.

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *