Lajmi i cili po qarkullon në rrjetin social Facebook ku aludon që vaksina Anti-Covid19 shkakton pasoja si infertilitet, shndërrimi në komoseksual apo ndrrim të AND-së është lajm jo i vërtetë.

Vaksina Anti-Covid është shpërndarë në shumë vende të botës ku pritet që se shpejti të vie edhe në Kosovë.

Vaksina Anti-Covid nuk shkakton asnjë nga ato pasojat e lartëcekura pra është lajm i trilluar dhe mashtrim për klikime.

Sa i përketë ndryshimit të AND-së nëse marrim vaksinën Anti-Covid, CDC (Centers for Disease Control) thotë:

JO. Vaksinat e mRNA-së COVID-19 nuk ndryshojnë ose bashkëveprojnë me ADN-në tuaj në asnjë mënyrë.

Vaksinat Messenger RNA – të quajtura gjithashtu vaksina mARN – janë vaksinat e para COVID-19 të autorizuara për përdorim në Shtetet e Bashkuara. Vaksinat e ARN-së mësojnë qelizat tona se si të bëjnë një proteinë që shkakton një përgjigje imune. ARNi nga një vaksinë COVID-19 kurrë nuk hyn në bërthamën e qelizës, e cila është vendi ku ruhet ADN-ja jonë. Kjo do të thotë që ARNi nuk mund të ndikojë ose të ndërveprojë me ADN-në tonë në asnjë mënyrë. Në vend të kësaj, vaksinat COVID-19 mARN punojnë me mbrojtjen natyrore të trupit për të zhvilluar në mënyrë të sigurt imunitetin ndaj sëmundjeve.

Në fund të procesit, trupat tanë kanë mësuar se si të mbrohen nga infeksioni në të ardhmen. Kjo përgjigje imune dhe krijimi i antitrupave është ajo që na mbron nga infektimi nëse virusi i vërtetë hyn në trupat tanë.

Fakt është se deri më tani nuk ka asnjë rast në botë për këto pasoja (të lartëcekurat) në botë.

Lajmet e pretenduara rreth Covid 19 dhe vaksinës Anti-Covid të cilat shkruhen për të mashtruar lexuesin kosovar për me shumë klikime demantohen dhe raportohen nga FactCheckerKS duke i larguar nga rrjeti social Facebook.

Burim: CDC, Alarabiya News

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *