Video e postuar në disa media dhe e cila është duke qarkulluar në rrjetet sociale, ku shifet se infermierja pas vaksinimit me vaksinën anti-Covid19 i bie të fikt nuk është fakt se vaksinimi ka rrezikshmëri.

Kjo video qe është bërë virale në rrjetet sociale ku pati shumë komente dhe kanë ngritur pretendimin e rremë se kjo vaksinë do të shkaktoj “gjenocid masiv”.

Është fakt se kryeinfermierja Tiffany Dover është vaksionuar me vaksinën anti-Covid19 por nuk është e vërtetë se ajo ka ra në gjendje pavetdije (fikt) drejtpërdrejtë nga ndikimi i vaksinës.

Tiffany Dover, kryeinfermiere nga Spitali Memorial i Nismave Katolike të Shëndetit ( CHI), tha se ajo ka një gjendje mjekësore ku shpesh i bie të fikët kur ndjen dhimbje, siç mund të shihet në këtë video. Një zëdhënës nga CHI Memorial ka konfirmuar se kryeinfermierja e ka marrë veten shpejt.

Thjesht më goditi krejt papritur, mund ta ndieja se do të vinte. Ndihesha paksa e çorientuar por tani ndihem mirë dhe dhimbja në krah më është zhdukur,” tha Dover.

Është një reagim që mund të ndodhë shumë shpesh me çdo vaksinë ose injeksion,” tha Dr. Jesse Tucker, Drejtor Mjekësor i mjekësisë së kujdesit kritik në CHI Memorial. Ai gjithashtu mori vaksinën

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pranon në website e tyre se nuk është e pazakontë që njerëzve t’iu bie të fikt pas vaksinimit. Ata thonë se megjithëse nuk ka një përgjigje të qartë se pse ndodh kjo “shkencëtarët mendojnë se të fikët është për shkak të procesit të vaksinimit dhe jo për vetë vaksinën”.

Nuk ka asnjë provë që vaksina COVID-19 është krijuar për të dëmtuar. Më 11 dhjetor, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) lëshoi autorizimin e parë të përdorimit urgjent që lejon vaksinën Pfizer-BioNTech COVID-19 të shpërndahet në Shtetet e Bashkuara, duke arritur në përfundimin se përfitimet tejkalojnë rreziqet e njohura dhe të mundshme, FDA vlerësoi dhe analizoi të dhënat e sigurisë nga provat klinike të kryera me më shumë se 43,000 pjesëmarrës dhe informacionin e prodhimit të paraqitur nga Pfizer-BioNTech.

Sipas FDA, efektet anësore më të zakonshme të raportuara të vaksinës Pfizer-BioNTech COVID-19 janë dhimbja në vendin e injektimit, lodhja, dhimbja e kokës, dhimbja e muskujve, të dridhura, dhimbja e kyçeve dhe ethet.

Mediat që raportuan këtë lajm janë:

Bota Sot

Gazeta Scanner

Front Online

Burimet: Reuters, CDC, FDA, News Channel 9, CHI Memorial, WRCBtv

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *