Lajmi i raportuar ‘Molliqaj le ta dinë të gjithë se: ‘Më përpara bashkëpunojmë me listën Srbska, se sa me Albin Kurtin’ nga portali ‘kosovajournal’ është lajm i rremë në titull dhe përmbajtje, dhe mashtrim për klikim.

Brenda tekstit është përfolur gjoja se Molliqaj ka thënë ‘le ta dinë të gjithë se: ‘Më përpara bashkëpunojmë me listën Srbska, se sa me Albin Kurtin’ , por nuk do të gjeni asnjë saktësi të asaj që shkruhet në titull, dhe këtij lajmi i mungon deklarata e intervistës të dhënë për media.

Poashtu ky lajm ka titull dhe përmbajtje të sajuar, sepse ky portal nuk ofron asnjë dëshmi se  Kryetarit të Partisë Socialdemokrate Daran Molliqaj të ketë dhënë një deklaratë të tillë, ashtu siç shkruan në titull.

FactChekers kanë kontaktuar me zyrtarin e PSD-së, sekretarin organizativ, Nol Nushi, për FactCheckerKS deklaron se “Ky lajm është i rremë ‘FAKENEWS’, nuk  është e vërtet se kryetari I PSD-së Molliqaj të ketë dhënë një deklaratë të tillë për ndonjë medium”.

Shpërndarja e këtij lajmi është bërë edhe nga portalet e tjera dhe në disa faqe në rrjetin social facebook, ku ndjekësit nuk kanë kursyer komente ofenduese ndaj kryetarit të partisë të Socialdemokrate Dardan Molliqaj.

Ueb faqe që e postoi këtë lajm: ‘lajmejavore’, poashtu kjo është shpërndarë nga faqja e Facebook-ut ’Lajm1.com ’.

Burim: Nol Nushi, Sekretar Organizativ në PSD

By e h

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *