Lajmi i raportuar në “neës76daily.com” me titull “Lamtumirë’ Beqari / Artisti I Mirënjohur Shqiptar M Artohet Në Moshën 67 Vjeqare” dhe i postuar nga “Facebook”-u me emrin “Mërgimtarët”, është CLICKBAIT apo mashtrim për klikime.
Me të klikuar në brendi të këtij lajmi, s’do të gjeni asgjë të vërtet rreth gjendjes statusor të aktorit kosovar DibranTahiri.
“Aktori i mirënjohur shqiptar i cili më së shumti arriti famën e tij me serialin “Familja Moderne” ka mbushur fiks 67 vite me 23 Sht ator të këtij viti. Ai gjithmonë mbajti fshehur jetën e tij private dhe asnjëher nuk d eklaroi se cila ishte arsyeja që nuk ishte martuar deri më sot.
Aktori i mirënjohur shqiptar i cili më së shumti arriti famën e tij me serialin “Familja Moderne” ka mbushur fiks 67 vite me 23 Sht ator të këtij viti.Ai gjithmonë mbajti fshehur jetën e tij private dhe asnjëher nuk d eklaroi se cila ishte arsyeja që nuk ishte martuar deri më sot”, shënohet në brendi të këtij teksti.
Dhe e tërë brendia e tekstit është fund e krye i sajuar dhe s ‘ofron asnjë fakt siç aludohet në titull, pos që ka tendencë mashtrimi për klikime.
Mediet dhe faqet e “Facebook”, të cilat e postuan këtë lajm janë:
“realiteti24” i shpërndarë parmës faqes në “Facebook” “Lajme nonStop”.
