Lajmi i raportuar ‘Konsulli në Tiranë ishte shkarkuar më parë edhe nga Konjufca dhe nga Haradinaj’ nga portali ‘kosovaime.tv’, ka vendosur foton e gabuar dhe s’i takon, Halim Krasniqit, konsullit të Përgjithshëm i Çështje konsullore në Tiranë.

Titulli dhe teksti brenda shkruan që Halim Krasniqi është konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Tiranë që sot u shkarkua nga kjo pozitë me shfuqizimin e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.Ndërsa, foto e paraqitur në këtë lajm i takon një qytetarit nga qyteti i Prizrenit.

Fakt është se sot është marrë vendim nga Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani që të kthejë katër konsuj nga shërbimi diplomatik i Kosovës, mirëpo foto e paraqitur nga ky portali takon një qytetarit të Prizrenit, i cili po ashtu e ka emrin e njëjtë si me atë të Konsullit në Tiranë

BURIM :  Llogaria e personale në rrejtin Social FaceBook- Halim Krasniqi

By e h

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *