Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka aluduar se pas televizionit “T7”, që është në udhëheqje te Berat Buzhalës, qëndron ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski.
Abazi me anët të një postimi në profili e tij në “Facebook”, pos tjerash ka shkruar se “Televizioni 7 i Gruevskit në Kosovë duhet me u bojkotu sikur televizioni i Stanishiqit dikur. Komisioni mediave duhet të intervenoj para se të bëhet ndonjë veprim i çmendur i motivuar nga ndërsyerjet kriminale të televizionit të Gruevskit!. Edepsuzi të therret edhe të pren në sofër të tij”, ka shkruar Abazi.
Mirëpo, bazuar në të dhënat zyrtare në Agjensinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare (ARBK), T7 është regjistruar me 14/03/2018 si Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara dhe si drejtor menaxhues ka- Agjent i Regjistruar, është Berat Buzhala.
Prandaj “FactCheckerKS”, konstaton se aludimi i Haki Abazit, është i pabazuar.
Mirëpo, ndaj kësaj deklarate më pas ka reaguar Buzhala, i cili e ka shpërndarë postimin e Abazit, ndaj të cilit dhe ka replikuar.
Burimi: ARBK