Postimi i publikuar në faqen Gostivari Sot dhe i njejti postim në përmbajtje që po qarkullon në rrjetin social Facebook është postim dezinoformues dhe në përgjithësi i pavërtetë.

Ky postim po shpërndahët dhe po komentohet nga një masë e madhe e përdoruesve kosovar të Facebook/ut ku kanë ra pre e dezinoformatës të mirëstrukturuar.

FAKT është se sëmundja e koronavirusit (COVID-19) shkaktohet nga një virus, JO nga bakteret. Virusi që shkakton COVID-19 është në një familje virusesh të quajtur Coronaviridae.

Ajo se çka postimi përmbanë nuk është e vërtetë në asnjë nga pretendimet e thëna. Përmes hulumtimeve të FactCheckerKS konstatohet se nuk është e vërtetë se OBSH ka ndaluar autopsinë e personave  te cilat kanë vdekur me COVID 19.

Hulumtimet e shumta lidhur me pasojat e COVID 19 bëhen pikërisht duke berë autopsinë të personat te të cilt humbin betejën me COVID 19.

FactCheckerKS ka raportuar të njejtin postim me herët si në formë postimi dhe lajmi të shpërndarë në shumë grupe e faqe në rrjetin social facebook. Gjithashtu ky postim po shpërndahët edhe në rrjetin e komunikimit Whatsapp në gjuhën shqipe.

FactCheckerKS iu benë thirrje për të pasur kujdes ndaj postimeve që përhapin dezinformata dhe të pavërteta rreth Covid19.

Çdo informatë rreth Covid19 mund ta merrni nga Institucionet shëndetësore si vendore ashtu edhe ndërkombëtare.

Nëse infektohesh me Covid19 nuk do të thotë se do zgjasë përgjithmonë, por edhe nuk duhet të lihet mbasdore.

Covid19 në gjithë Botën që nga fillimi deri me tani ka marrë 1,434,569 jetë njerëzish.

Burim: Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), Worldometer

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *