Lajmi i publikuar ’Selmanaj: Jemi qeveria më e mirë në Evropë, qytetarët po na vlerësojnë. .(VIDEO)’- nga portali ‘In ALKS’ në titull dhe përmbajtje është i rrem, ku i mungon video dhe është mashtrim për klikim.

Kur të klikoni për të lexuar lajmin nuk do të gjeni asnjë saktësi të asajë që shkruhet në titull, poashtu nuk do të gjeni videon e intervistës se Zëvendëskryeministërit të Kosovës Selmanaj , ky lajm është i sajuar.

Nuk është e vërtetë që Zëvendëskryeministëri i Kosovës Driton Selmanaj të këtë deklaruar një gjë të tillë, sepse ky portal nuk ofron asnjë dëshmi se Zëvendëskryeministër i Kosovës Driton Selmanaj të ketë dhënë një deklaratë të tillë, ashtu siç shkruan në titull, poashtu këtij lajmi i mungon video e intervistës të dhënë për media.

FactChekers kanë kontaktuar me direkt me Zëvendëskryeministrin e Kosovës Driton Selmanaj, për FactChecker -të deklaron se ky lajm ‘Absolutisht jo i vërtete, nuk është e vërtet qe unë kam dhënë një deklartë të tillë për donjë medium Kosovar’.

Shpërndarja e këtij lajmi është bërë edhe nga portalet e tjera dhe në disa faqe në rrjetin social facebook, ku ndjekësit nuk kanë kursyer ofendime dhe linçime ndaj e Zëvendëskryeministërit  të Kosovës Selmanaj.

BURIM: Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj.

By e h

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *